fbpx

Slide Home Biografia e Dr. Bislimit Puna në Kuvend Paraqitjet Mediale / Press Platëforma Zgjedhore Kontakto Deputetin Home Biografia e Dr. Bislimit Puna në Kuvend Paraqitjet Mediale / Press Platëforma Zgjedhore Kontakto Deputetin FATON H. BISLIMI Deputet | Member of Parliament

(Legjislatura VII, 2019-2021)
Menu menu Menu menu

Platëforma Zgjedhore

Në garën e vitit 2019 për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dr. Faton Bislimi ka prezantuar platëformën e tij zgjedhore në disa fusha kryesore të politikbërjes publike. Pikat kryesore të platformës dhe vizionit të Dr. Bislimit i gjeni në vijim:

“POVERTY TRAP” – KURTHI I VARFERISE

Të flasësh për zhvillimin ekonomik të Kosovës është të provosh të gjesh zgjidhjen aq shumë të kërkuar e të nevojshmë për realizimin e kërkesës më prioritare të qytetarëve tanë, e cila është papunësia. Papunësia në Kosovë është jashtëzakonisht e madhe. Kjo ndërlidhet edhe me pamundësinë e shumë bizneseve të vogla e të mesme që të legalizojnë edhe ata pak punëtorë që realisht i punësojnë.

Nuk zgjidhet problemi i papunësisë përmes rritjes enorme të punësimeve të përkohëshme të ndërlidhura me grante qeveritare për projekte (shpeshëherë fantome), apo përmes investimeve publike në infrastrukturë që gjenerojnë vecse vende punë sezonale. Fatkeqesisht, ikjet kogja masive të të rinjëve nga Kosova, në aspektin statistikor e zvogëlojnë artificialisht numrin e të papunësuarëve në vend, por kjo është vecse një mashtrim optik për publikun. Realisht, kjo është tragjedi kombëtare.

Andaj, e vetja zgjidhje e sigurtë dhe afatgjate për cështjen e papunësisë në vend është zhvillimi I mirëfilltë ekonomik. Një vend mund të zhvillohet ekonomikisht dhe t’i ikë asaj që në disciplinën e zhvillimit ekonomik njihet si “poverty trap” apo “kurth i varfërisë” vetëm përmes rritjes endogjene të bruto produktit vendor. Kjo rritje do të nënkuptonte edhe zvogëlimin e deficitit të madh tregtar, duke sjellë vendin në një stad të qëndrueshmërisë buxhetore.

Zhvillimi ekonomik i Kosovës është i realizueshëm. Por, kjo kërkon përkushtim dhe disiplinë të përpiktë fiskale dhe buxhetore nga qeveria e re e vendit, investime kapitale në sektorin e prodhimit përmes partneriteteve publiko-private, marrëdhënje të qëndrueshme me Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe përmes krijimit të një Fondit të Posacëm Investiv për Diasporën.

Fondi i Posacëm Investiv për Diasporën është mekanizëm që do t’i ofronte mërgatës sonë mundësi investimesh në Kosovë përmes garancive bankare e shtetërore. Ky Fond do t’i siguronte afaristët nga mërgata jonë që idetë e tyre ndërmarrësore t’i realizonin në Kosovë, që kursimet e tyre t’i sjellnin në Kosove (duke iu ofruar atyre një rate interesi më të mire se në vendet ku ata jetojnë).

Unë besoj në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe e shoh Fondin e Posacëm Investiv të Diasporës si mekanizëm të favorshëm në këtë kuadër. Vetëm kështu zhvillohet Kosova!

Natyrisht zhvillimit te pergjitheshem ekonomik te Kosoves duhet ti paraprije nje system juridik I bazuar ne sundim te plote te ligjit. Siguria juridike eshte [parakusht per te siguruar investimet e mergimtareve dhe cdo aspect tjeter te zhvillimit ekonomik.

PUSHTETE TE NDARA – PERGJEGJESI E PLOTE

Një nga problemet esenciale në vendin tone është mungesa e sundimit të ligjit. Realisht, krimi dhe korrupsioni vazhdojnë të lëndojnë shoqërinë tone në vazhdimësi. “Shkon Lumezi, e vjen Elezi” është asgjë më shumë se një “Cinderella Story” por jo zgjidhje reale e problemit. “Lufta kundër korrupsionit” e proklamuar nga ata që i dhanë vulën e rrënjësimit krimit dhe korrupsionit në vend është vetëm se një tentim për të larguar të ftohtit me të ftohtë.

Në të gjitha raportet e Komisionit Evropian, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, për Kosovën e theksojnë mungesën e sundimit të ligjit si problem madhor të vendit. Ky problem vlerësohet edhe si një nga barrierat më të mëdha të vendeve në zhvillim dhe pengesë madhore për konsolidim të demokracisë.

Nuk ka shembull më të mire të sundimit efikas dhe efektiv të ligjit sesa sistemi i tri degëve qeverisëse të SHBA-ve, të trija të pavarura nga njëra tjetra: Administrata (ekzekutivi), Kongresi (legjislatura), dhe Gjyqësori (sundimi i ligjit). Andaj, Kosovës i duhet një reformë e thellë dhe përmbajtësore për ndarjen e përgjegjësive në mes këtyre tri degëve të qeverisjes njëherë e mire: Qeveria, Parlamenti, dhe Gjyqësori duhet të jenë totalisht të pavarur në vendimmarrjen e tyre.

Nëse ne e kemi njëmend admirimin për Amerikën dhe demokracinë amerikane, atëherë, ne do të duhej që reformes së ndarjes së pushteteve t’i japim prioritetin dhe rendësinë e duhur. Pavarësia e këtyre pushteteve ofron themelin e domosdoshëm për fillim të zbatimit të sundimit të ligjit! Cdo bishtrim ndaj kësaj sfide është bishtrim ndaj tejkalimit të sfidës më madhore të vendit.

Unë jam për pavarësi të plotë të pushteteve; për sundim efikas dhe efektiv të ligjit për të gjithë pa asnjë dallim. Vetëm kështu përparon Kosova!

 

FONDI EKSELENCES SE GJILANIT, YRRNEK PER FONDIN NACIONAL

Cështja e cilësisë në arsim në vendin tone shpeshëherë ndërlidhet kryesisht me mungesën e infrastrukturës së duhur në objektet tona shkollore. Realisht, Kosova ka ndërtuar, rindërtuar, e renovuar një numër relativisht të shkollave në vend. Andaj, ajo që është shumë më e rendësishme se infrastruktura në shkolla është ana tjetër e medaljes. Pra, problem më esencial është “software” i sistemit tone të arsimit, e jo aq “hardware”.

Reformat që janë provuar të bëhen në sistemin tone të arsimit jo vec se kanë dështuar, por në disa raste edhe e kanë denigruar arsimin tone. Neve na duhet të investojmë shumë më shumë në mësimdhënësit tone – jo vetëm në aspektin formal të certifikimit të tyre – por në zhvillimin e vazhdueshëm professional të tyre. Mësimdhënësit tanë realisht kanë qenë shtylla më e fuqishme e rezistencës sonë paqësore para luftës. Ata ishin guardian të shqiptarizmës. Sot më shumë se kurrë neve na duhet të investojmë tek mësimdhënësit tanë, gjithëherë duke nderuar dhe respektuar punën e atyre që me vetflijim na mësuan neve në kohët më të vështira.

Sistemi jonë arsimor duhet të edukojë gjeneratat e reja, e jo vetëm t’I certifikojë ata me diploma – qoftë të shkollës së mesme, fakultetit, magjistraturës, apo doktoraturës. Ne sot kemi një inflacion titujsh akademik, por deficit të madh të vlerës akademike.

Kosovës i duhet një reforme e avansimit të sistemit tone të arsimit sipas programit të “Center for American Progress” (Qendrës Amerikane për Progres), ku të paktën dy nga shtyllat kryesore të programit do duhej implementuar menjëherë: zhvillimi dhe avansimi i vazhdueshëm profesional për mësimdhënësit, dhe ndërlidhja e programeve studimore me nevojat e tregut. Këtu e shtojmë edhe Fondin Nacional të Ekselencës, sipas modelit të Gjilanit, nga i cili do përfitonin financiarisht, si stimulim, talentët tanë të rinjë në shkencë, kulturë, sport, etj.

Unë besoj se Kosova mund ta përmirësojë cilësinë e arsimit. Kosova mund të shkelqejë në PISA. Kosova mund dhe do të ketë arsim që edukon breza të tërë.

KULTURE QE SHPERFAQE VLERE E TRADITE

Tradita dhe vlerat tona kombëtare janë esenciale në ndërtimin e qenjes tone. Zhvillimi i duhur i kulturës është sistemimi që duhet bërë vlerave tona dhe traditave tona kombëtare. Të promovosh kulturën e një vendi është të shpërfaqësh vlerat dhe traditat e popullit të atij vendi kudo që të jetë e mundur.

Shpeshëherë flitet se interesimi i kosovarëve për lexim, për të shkuar të teatër, apo për të ndjekur një concert të muzikës klasike, është shumë i ulët. Por, ne duhet patur parasysh edhe anën tjetër të medaljes – sa ka bërë qeveria e vendit, sa është investuar në përkrahje të zhvillimit të kultures, në përkrahje të botimeve e promovimeve të autorëve të rinjë e atyre tanimë të dëshmuar, të realizimit të shfaqejeve në teatro apo koncerteve të muzikës burimore?

Ende sot e kësaj dite, ne ballafaqohemi me problemin e madh të Teatrove Profesionale të Qyteteve të Kosovës, sepse as komunat përkatëse e as qeveria nuk marrin përsipër përkrahjen ndaj tyre. Një vend pa kulturë është sikur një lis pa gjethe!

Kosovës i duhet që sa më pare të themelojë një agjensi të vecantë për mbështetje të zhvillimit të gjithëmbarshëm të kulturës në vend, një Këshill Nacional për Kulturë e Art, ndoshta, ngjashëm me atë që e ka Anglia, psh. Ne kemi një Ministri të Kulturës, Rinise dhe Sportit, e cila realisht është e ngarkuar me politikbërjen publike në këtë kuadër. Neve nuk na duhen “Koordinator Nacional” për Kulture e cka jo tjetër, vetëm sa për të krijuar një post e një punë për një element partiak, por një Këshill Nacional për Kulturë e Art qe do të ndihmontë fuqishëm në zhvillimin më të hovshëm të kulturë sonë. Ne kemi shumë cka që t’i ofrojmë botës, sikur qe i kemi ofruar, Rita Ora, Dua lipa, Era Istrefi, e me here se keto mos ti harrojme: Bekim Fehmiun, Faruk Begollin, Enver Petrovcin e shume te tjere. por edhe vet qytetarëve tanë.

Unë besoj në një Kosovë që prodhon kulturë që vlerësohet ndërkombëtarisht.

MOS U BEFSH PER DOKTOR

“Mos u bëfsh për te mjeku,” thuajse është bërë një postulat famëkeq për qytetarët e Kosovës. Është e kuptueshme që askush me dëshirë s’do të donte të shkonte në vizitë tek mjeku, por vizitat në spitale e ambulance janë domosdoshmëri sa here që ne ndjejmë përkeqësim shëndeti. Arsyeja kryesore që na bënë neve të shkojmë tek mjeku është nevoja për shërim. Pra, neve na duhet një shëndetësi që shëron.

Ajo që kemi pare deri më tani ka qenë shpeshëherë vecse kamuflim i gjendjes së stërkequr në sistemin tone shëndetësor. Një emergjencë e renovuar me pllaka të reja, e mure të lyera bukur, dhe një TV e pushimore për pacientë, është gjë e mirëseardhur por jo e mjaftueshme për një shëndetësi që shëron.

Edhe në këtë aspect, ngjashëm sikur në sistemin arsimor, kryesisht problemi është shikuar si dicka që mund të zgjidhet me ripërtritjen materiale të sistemit. Jo domosdoshmërisht. Përvec kësaj, në sistemin tone shëndetësor duhet investuar shumë më shumë në ndryshimin e përceptimit të punonjësve shëndetësor kundrejtë pacientëve, në kulturën e shërbimit, si dhe në vlerësimin që duhet dhënë mantelbardhëve.

Kanadaja, një vend mik yni, vlerësohet botërisht për një system shëndetësor cilësor dhe funksional. Kanadaja ofron një shëndetësi publike që shëron. Sistemi shëndetësor kaandez financohet nga qeveria, përmes fondit publik të sigurimit shëndetësor që paguhet direkt nga taksapaguesit vendas. Kosova, duke qenë një vend shumë me I vogël se Kanadaja, ka mundësi të shumeta që të realizojë një system shëndetësor që shëron duke sjellë në dritë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe të njejtin duke e vënë në dispozicion të financimit direkt të sistemit tone shëndetësor. Implementimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore është stërvonuar tanimë. Kjo do të mund të bëhej në bashkëpunim me një vend sic është Kanadaja duke marrë parasysh përvojën e tyre, e bile edhe ndihmën e tyre buxhetore në këtë drejtim, pasi që jemi vende shumë miqësore.

Unë besoj se Kosova mund të ofrojë një shëndetësi që shëron. Këtë mund ta bëjmë bashkë, duke nderuar matelbardhët për punën e tyre, si dhe duke respektuar e ndihmuar pacientët me nevojat e tyre, në cdokohë.

SPORTI – YLLI ME ME SHUME DRITE NE KOSOVE

Nëse ndokush i ka dhënë Kosovës imazhin që e meriton, atëherë atë e kanë bërë sportiestët tanë të dalluar. Realisht, yllëzimi i Kosovës në botë s’ka si mos të ndërlidhet me emrin e kosovares së pare në histori që mori medaljen e artë në lojrat olimpike, Majlinda Kelmendi. E si, Majlinda, Kosova jonë ka plotë të tjera. Atyre vetëm duhet dhënë shancën; Fytyrën do na e zbardhin patjetër.

Sporti nuk mund të konisderohet vetëm temë zgjedhjesh. Sporti është mënyrë e jetesës për shumëkë. Sporti është begatim i shoqërisë; është kulturë dhe traditë e një populli.

Neve na duhet të rrisim jo vetëm përkrahjen buxhetore, por edhe angazhimin politik që sporti të bëhet pjesë e pandashme e agjendës qeveritare. Politikat publike të ndërlidhura me sportin duhet të jenë politika që marrin primat në adresimin e cështjeve të rinisë dhe profesionistëve sportiv.

Përmes Fondit Nacional të Ekselencës, neve do t’I japim mbështetjen meritore sportiestëve tanë të dalluar, duke i stimuluar e përkrahur ata financiarisht që të arrijnë majat e suksesit jo vetëm në vend, por edhe në arenen ndërkombëtare.

Une besoj në sportin e Kosovës që sjellin kampionë. Neve na bëjnë nder kampionet që e zbardhin emrin e shtetit tone nëpër botë.

PROGRAME SOCIALE QE SJELLIN VETBESIM E JO LEMOSHE

Grupet e margjinalizuara, pensionistët, familjet që jetojnë në varfëri, njerzit më nevoja të vecanta janë grupacionet e popullit që meritojnë një trajtim dinjitoz e të vecantë. Ata nuk duhet të shihen si barrë për shoqërinë, por si një sfidë që shoqëria duhet ta përqafojë.

Listat e gjata me përfitues të benefiteve sociale në Kosovë janë lista mëshire e lëmoshe.

Kosovës sot më shumë se kurrë i duhen programe sociale që u japin vetbesim këtyre kategorive e jo vetëm lëmoshë.

Neve na duhet ta reformojmë sistemin e programeve sociale ashtu që njerzit e disa kategorive te caktuara të kenë mundësi të dalin nga këto skema dhe të bëhen të vetqëndrueshëm. Programet që mund ta realizojnë këtë qëllim janë programet e trajnimeve të posaqme për punë, aftësimit për shkathtësi që i duhen tregut të punës.

Neve na duhet të krijojmë një Program për Punësim Ndihmues, të ngjashëm me programet e njohura në SHBA e Kanada si “apprenticeship” të cilat ndihmojnë njerzit e kategorive të ndryshme të punësohen në pozita tek të cilat ata mund realisht të japin kontributin e tyre. Ky program do t’i ndihmonte punëmarrësit të aftësohej për një punë të caktuar, por edhe do të subvencionte pjesërisht punëdhënësin për pagën e punënjësit.

Vetëm në këtë mënyrë Kosova realizon programe sociale që sjellin vetbesim e jo vetëm lëmoshë.

Unë besoj në Kosovën me dinjitet për të gjithë pa asnjë dallim.

DIPLOMACI QE PERFAQESON E JO QE DENIGRON

Se diplomacia jonë është kthyer në një system punësimi për militantë politik është konstatimi më bazik i mundshëm. Cdo ditë që ne vonohemi në reformimin e thellë të këtij sistemi, është ditë e humbur për Kosovën në afirmimin e saj ndërkombëtar. Ideja se neve të gjitha punët e jashtme na i kryen Amerika, kryesisht, dhe aleatët tjerë kryesorë, është jo vetëm se vetshkatërruese, por bile edhe ofenduese për Amerikën dhe miqtë tjerë.

Ka gati dy dekada që unë kam punuar intensivisht me lobin shqiptaro-amerikan, respektivisht Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, nën udhëheqjen e Kongresistit Joe DioGuardi, dhe gjatë kësaj kohe kam pasë rastin e mire, që të bashkëpunojë më shumë figura kyce të politikës amerikane duke përfshirë edhe Joe Biden, në fushatën presidenciale të së cilit isha inkuadruar para se të kthehesha në Kosovë për garën për parlamentin e Kosovës. Nga kjo përvojë kam mësuar shumë. Punët tona të shtëpisë janë detyrim yni e jo i Amerikës. Amerika ka nevojë për një shtet mik dhe aleat e jo për një shtet vasal e as servil.

Diplomacia jonë, urgjentisht, duhet të bëhet vatër e punës së qindra vajzave e djemëve tanë të rinjë, profesionistë te zotë, shumë prej të cileve janë shkolluar në universitetet më me nam në SHBA e Evropë, e të cilët pos anglishtës flasin të paktën edhe një apo dy gjuhë tjera.

Vend të posacëm këtu zë edhe përkrahja institucionale që qeveria jonë e ardhëshme duhet t’ia bëjë diplomacisë publike. Diplomacia publike ka qenë totalisht e nëncmuar dhe fare e pakonsideruar nga qeveritë e kaluara. Por, realisht, diplomacia publike na ka shërbyër shumë më shumë se vet MPJ. Sukseset e diplomacisë publike kryesisht u dedikohen diasporës sonë; mergimtarëve tanë të vullnetit të mire që asnjëherë nuk iu ndanë Kosovës dhe atdhedashurisë për vendin e kombin tone.

Kosova duhet që në kuadër të MPJ të implementojë një Program të Diplomacisë Publike që do të bashkërendonte por edhe do të financonte projekte të fushës së diplomacisë publike me interes kombëtar e shtetëror për vendin. Ky program do të sjellte shumë më shumë benefite për vendin por edhe për shumë cështje të jashtme të Kosovës për të cilat jo rallë here qeveria jonë, për shkak të fusnotës, nuk do të mund të kishte casje zyrtare.

Unë besoj në një diplomaci të Kosovës që përfaqëson më të mirën e vendit, e jo për një diplomaci që denigron imazhin e vendit.

MULTIETNICITET QE FUNKSIONON

Të pretendosh të marrësh drejtimin e një shteti simbolet e të cilit nuk i njeh e as respekton është, thënë në mënyrën më të lehtë të mundëshme, hipokrizi. Përgjithësisht, ne të gjithë jemi të paknaqur qoftë me mënyrën se si është përcaktuar flamuri ynë shtetëror apo edhe hymni i Kosovës. Por, kjo nuk nënkupton që këtë paknaqësi ta shprehim përmes mosnjohjes së këtyre simboleve. Në fund të fundit, këto simbole, ashtu sic janë, emblematizojnë shtetin tone për të cilin kemi sakrifikuar shumë ne si popull.

Barrën më të madhe për të ardhë deri tek pavarësia e vendit e kemi paguar me Planin e Ahtisaarit. Tash, ne negociatet me Beogradin po vazhdojmë të rrëshqasime dhe përtej kësaj kosto.

Neve na duhet një Kosovë që funksionin si tërësi. Le të jetë kjo Kosovë multietnike, sepse dihet botërisht të shumica absolute e popullatës sonë janë shqiptarë etnikë. Andaj, si shumicë absolute ne do t’i njohim dhe respektojmë minoritetet.

Kosova më duket e lodhur nga ajo qe quhet diskriminim pozitiv ndaj ofertës që kanë bërë insticuionet e Kosovës, për serbët e Kosovës. Gjersa “ky diskriminim”, nuk është parë ansjëherë si pozitiv nga serbët por është refuzuar në menyrë permenente, kam përshtypjen se serbëve të Kosovës, iu duhet dhënë më shumë inforamata që ta kuptojnë bashkëjtesen e Kuebekut (Quekec), diversitetin kulturor atje si një forme multietniciteti nga i cili duhet mesojmë edhe ne

Multietniciteti që të fuknsionojë duhet pasur besim, gjë e cila nuk mund të rregullohet vetëm me norma e ligje kushtetuese. Frankofonet ne Kuebek, e ndjejne veten të lire dhe të barabartë me anglofonët. Ne duhet t’iu bëjmë të ditur cdo ditë këtë serbëve në Kosovë, se ata jane pjesë e kulutres dhe divesitetit në vend, dhe kete duhet ta kuptojnë edhe shqiptarët si shumicë ashtu që edhe serbët të ndjejnë Kosovën si vendin e tyre, që i mbron dhe iu ofron atyre shtëpinë e përbashkët e të sigurtë në Kosovë.

BUJQESIA – PJESA ME E MADHE E E KONOMISE SE KOSOVES

Kosova ka një sipërfaqe me mbi 60% të tokës pjellore e cila mundëson zhvillimin e bujqësisë dhe e cila ndikon drejtpersedrejti në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Më parë se sa të mendojmë që kjo tokë duhet punuar dhe kultivuar, duhet bërë plane, ligje të zbatueshme, që mbrojnë tokat pjellore të mos tkurrën.

Në interesin nacional një elitë e mirëfilltë intelektuale do të mendonte që tokat tona pjellore duhet të mbrohen aq sa edhe kufinjtë e vendit.

Mbrojtja e tokave pjellore del të jëtë një nga projektet më sensitive që kanë të bëjnë me projektet afatgjata të mirëqenjes së vendit tonë.

Te mbrosh tokën e bukës sot dhe të përkrahësh substancialisht fermerët dhe agrobiznesin tonë, është të kesh nesër të sigurtë ardhmërinë e pasardhësve.

Qeveria e Kosovës në planet e saja duhet të fus në fokus si prioritet cështjet që kanë të bëjnë me politikat bujqësore ashtu që hambari ynë elementar ushqimor të mbushet me produkte vendore e jo nga importi.

Keqperdorimi i fondeve qeveritare në emër të bujqësisë, është një nga dëmet më të mëdha që i është bërë sektorit bujqësor në Kosovë, duke subvencionuar militantët partiak të cilët pas një kohe të shkutë edhe ia kanë ndërruar destinimin këtyre fondeve.

Kosovës i duhet një bujqësi e zhvilluar dhe e qëndrueshme, e cila do të përkrahej dhe stimulohej nga Qeveria përmes politikave agrare të drejtuara kah fermeri i vertetë, dhe jo ai fantom.

Slide Më ndiqni në Faton Bislimi, 2020